Përshkrimi
Boje me cilesi te larte, me baze rezina silikoni dhe rezina akrilike, per perdorim te jashtem. GranitiFas SilcoCryl karakterizohet nga veti shume te larta kunder ujethithjes, dhe rezistencen ndaj kushteve atmosferike. Ka aftesi shume me te mira se bojrat klasike, sepse nuk lejon penetrimin e ujit, parandalon shfaqjen e mykut, si dhe I lejon murit frymemarrje. Eshte produkt ideal per zonat ku ka permbajtje lageshtie te larte.
Ofron ngjitshmeri te larte ne cdo lloj substrati si llac, beton, dru etj. Punohet shume lehte, dhe thahet shume shpejt. Ka aftesi shume te mira mbuluese.