Përgaditja
Sipërfaqja e Punueshme duhet të jete e thatë, jo e ngrirë, e pastër nga pluhuri dhe mbeturinat e tjera, gropat dhe gungat e mëdha duhet rrafshuar, testohet aftësija thithëse dhe në sipërfaqet e betonit largohen shtresat e konkrecionit dhe mjetët ndarëse te përdorura(Dërrasat, Ristelat, Ashkla). Gjatë punës me këtë material Duhet ti përmbahemi normave vendore, Fletës teknike si dhe rregullave nga prodhuesi I suvës. Sipërfaqet e përpunuara nga suvaja me thithje të fortë bëhet para trajtimit me lyrje bazë (GRANITI BAZË-GRUNDFARBEN) si dhe sipërfaqet e trajtuara me suva të dendur jo thithëse p.sh: Pjesët e përfunduara nga betoni duhet paratrajtuar me GranitiBeton Kontakt.
Jetegjatesia
Afërsisht 6 muaj, në te thatë mbi paleta druri.
Rekomandim
Koha e përpunimit: Që nga vendosja ne varësi të siperfaqes që do të suvatohet afërsisht 120 minuta.
Përpunimi: Me një makineri suvaje të zakonshme. P.sh G4 nga PFT, spërkatet, shtrihet ngjeshet dhe lëmohet. Përdoret vetem uji I pastër. Nuk përzihet me materiale tjera. Sipërfaqet qe do te vishen me pllaka të qeramikës suvaja vetëm tërhiqet nuk lemohet. Trashësija mini-male e Suvasë 10mm. Enet dhe mjetet e punës menjëher pas përdorimit pastrohen me ujë. Temperatura e murit dhe e ajrit duhet te jetë mbi 5 C.
Trashësia e Suvasë: Trashësia mesatare e Suvasë 10mm, Trashësia Minimale e Suvasë 8mm. Në rast se është e domosdoshme suvatimi Dytësor, duhet që shtresa e parë e suvasë ne gjendje te butë te krihet tërthorazi dhe vetëm pasi të jetë forcuar mund të vendoset shtresa e dytë e suvasë.
Konsumi: Afërsisht 8kg llaq I thatë/m2/10 mm.