Sot Graniti & CO ka disa fabrika ku zhvillon disa veprimtari në kuadër te saj :
Fabrika e llaqeve dhe ngjyrave – ku sot kemi një game të gjerë të produkteve siç janë: Fasada dekorative, Fasada dhe ngjyra me përbërje silikoni, ngjitësit për pllaka dhe polisteroli, hidroizolimet, ngjyra për ambiente të brendshme dhe të jashtëm, dhe shume produkte te tjera.
PËR NE
Duke I kushtuar rëndësi të veçante cilësisë së produkteve, ne realizuam investime të mëdha edhe në ndërtimin e minierës së gurit, ku në mënyrë të përkryer bëhet nxjerrja, përzgjedhja dhe përpunimi cilësor i gurit si lëndë e pare për produktet tona .
Pothuajse në të njëjtën periudhë, investimet tona vazhduan edhe në Fabrikën e përpunimit të gurit në mikrogranulate dhe granulate te madhësive dhe llojeve të ndryshme që shërbejnë poashtu si lëndë e parë për procesin e prodhimit .
Dhe në fund realizuam edhe një premtim për klientët tanë, Fabrikën më moderne për prodhimin e produkteve të polisterolit në rajon, ku për herë te parë kemi prodhimet më cilësore të sistemit të termoizolimit, Polisterol të bardhë dhe ngjyre hiri, Panelat e polisterolit të laminuara për sistem të ngrohjes qendrore dhe dekoret e polisterolit për përdorim në ambiente të brendshëm .
Për procesin teknologjik modern dhe produktet cilësore tregon edhe fakti i çertifikimeve të suksesshme dhe tani i tërë procesi i prodhimit është në bazë të Standardeve Evropiane të prodhimit të çertifikuara në bazë të ISO 9001-2008 (menaxhimi i prodhimit), ISO 14001-2004 (mbrojtjen e ambientit) dhe standardet CE ne produktet e prodhuara.
E kjo tregon se që nga fillimi i veprimtarisë kemi qenë dhe vazhdojme të mbesim dhe të zbatojmë standarde të larta dhe strikte në mbrojtjen e ambientit në procesin e prodhimit duke respektuar normat ekologjike që nga përzgjedhja e lëndeve të para e deri te produktet finale e me kete edhe ofrimin e produkteve te pastra dhe ekologjike.